Shirat monsunë, begatia dhe fatkeqësia e Azisë

Mos i humb

Shirat monsunë, të cilat me vete përveç begatisë sjellin edhe fatkeqësi, çdo vit shkaktojnë humbje serioze të jetëve dhe pronave në vendet e Azisë.

Këtë vit, në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shirat monsunë në Indi kanë humbur jetën 511 persona, në Nepal 56, Pakistan 15, Sri Lankë 12, ndërsa në Bangladesh, Mianmar, Tajlandë dhe Laos ndikoi negativisht në jetën e banorëve.

Shirat monsunë, të cilat çdo vit i aktualizojnë botërisht vendet në të cilat ndodhin me përmbytjet dhe fatkeqësitë, në fakt janë një ndër burimet themellore që u japin fuqi ekonomive të shumë vendeve aziatike. Reshjet ushqejnë tokat dhe ujërat nëntokësore dhe mbitokësore në një rajon prej rreth 20 milionë kilometrave katrorë që përfshin 24 shtete.

– Kuptimi i fjalës monsun

Fjala monsun vjen nga fjala “stinë” në gjuhën arabe, për të theksuar se reshjet janë stinore. Kur bëhet fjalë për shirat monsunë, gjëja e parë që vie ndërmend është “monsun i Azisë”, por përveç kësaj, ekziston edhe monsuni i Meksikës ose monsuni Arizona, që njihet edhe si Monsuni Veriperëndimor Paqësor, që përfshin brigjet jugperëndimore të SHBA-ve dhe Meksikën.

– Munsoni i Azisë

Shirat monsunë që janë aktivë në jug, juglindje dhe lindje të Azisë, shfaqen kryesisht si rezultat i zhvendosjes së masës së lagësht ajrore nga deti në drejtim të tokës, pasi masa tokësore e Azisë, e cila ngrohet për shkak të freskisë së ajrit në Detin Oman, Gjirin e Bengalit dhe Oqeanin Indian, krijon një zonë të ulët të shtypjes

Në stinën e verës temperatura mesatare mbi Oqeanin Indian është 25 gradë celsius, ndërsa kjo në sipërfaqe mund të rritet deri në 45 gradë. Masa të mëdha të reve të cilat lëvizin nga deti në tokë me anë të erërave shkaktojnë reshje sezonale në rajonin deri në Malet e Himalajave.

Ndërkaq, rajoni i cili më shumë ndikohet nga reshjet është rajoni që në vete përfshin Indinë, Nepalin, Butanin, Bangladeshin dhe Mianmarin. Reshjet kohë pas kohe në këtë rajon shkaktojnë përmbytje nga të cilat dhjetra mijëra persona braktisin shtëpitë e tyre.

– Indi, mbi 500 të vdekur nga shirat monsunë

India ishte vendi i cili më së shumti u ndikua nga reshjet e këtij viti.

Mbi 500 persona në Indi kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shirat monsun që kanë përfshirë vendin nga muaji i kaluar.

Sipas një raporti të publikuar nga Komisioni Qendror i Ujërave (CWC), 511 persona kanë humbur jetën dhe 176 të tjerë janë lënduar nga shirat monsunë që kur reshjet përfshinë vendin më 1 qershor.

Si rezultat i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në 91 rajonë, 55 mijë shtëpi kanë pësuar dëme, kurse mbi një milionë kafshë kanë ngordhur, thuhet në raport.

India këtë vit është përballur me reshjet më të fuqishme në 64 vitet e fundit.

– “Ministri i vërtetë i Financave i Indisë”

Ndërkohë, shirat monsunë kanë edhe kuptimin e begatisë për vendet aziatike. Ish-presidenti indian Pranap Mukherjee, për të theksuar rëndësinë ekonomike të reshjeve monsunë, kishte thënë se “Ministri i vërtetë i Financave të Indisë janë shirat monsunë”.

Shirat monsunë sigurojnë burim për ujitje dhe ujë të pijshëm në vendet ku janë aktive. Kjo në vendet në fjalë ndikon drejtëpërdrejt te bimët, jetesa e gjallesave, bujqësia dhe blegtoria dhe prodhimtaria hidro-elektrike.

Në kushte normale, zonat gjysmë-shkretinore mund të shndërrohen në toka bujqësore dhe livadhe në saje të monsunëve. Rajoni i përfshirë nga monsuni aziatik ka disa nga tokat bujqësore më pjellore në botë.

Prodhimi bujqësor është kryesisht i varur nga shirat monsunë. Kalendarin e korrjes e përcaktojnë reshjet e monsunit. Ndryshimet në kohë, sasia dhe shpërndarja hapësinore e reshjeve janë nga faktorët kryesorë që ndikojnë në efikasitetin në sektorin bujqësor./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit