Shkak ndërtimi i një shtëpie, detaje nga plagosja e dy vëllezërve në Shkodër

Mos i humb

Zbardhen detaje të reja në lidhje me plagosjen e dy vëllezërve në Shkodër. Sipas uniformave blu, konflikti ka ndodhur për motive pronësie.

Ndërkohë bëhet me dije se dy vëllezërit Lad dhe Ilir Gruda, të cilët kanë mbetur të plagosur ishin duke ndërtuar një shtëpi. Sipërfaqja e tokës ku po ndërtohej shtëpia është bërë shkak për nisjen e konfliktit që përfundoi me plagosje.

Mësohet se autori i dyshuar, Xhevahir Likaj kishte blerë më herët një tokë bujqësore nga një person tjetër. Pikërisht në këtë tokë, dy vëllezërit e plagosur kishin vendosur kufijtë e tokave të tyre.

Policia e Shkodrës bën me dije se Lad Gruda është plagosur me sende të forta, ndërsa vëllai i tij Ilir Gruda është plagosur me armë.

Autori i dyshuar i ngjarjes Xhevahir Fikaj është shpallur në kërkim, ndërsa dy vëllezërit janë transportuar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit