Shkalla e papunësisë në BE në maj mbetet e njëjtë

Mos i humb

 

 

 Shkalla e papunësisë në Eurozonë është regjistruar të jetë 8,4 për qind, ndërsa në Bashkimin Europian (BE) 7 për qind, aq sa ishte në periudhën e muajit të kaluar.

Sipas Agjencisë Evropiane Statistikore, Eurostat, shkalla e papunësisë në Eurozonë (EA19) për muajin maj nuk ka ndryshuar me atë të muajit prill dhe është regjistruar të jetë 8,4 për qind. Me këtë shkalla e papunësisë ka vazhduar të mbetet në nivelin më të ulët që nga dhjetori i vitit 2008.

Shkalla e papunësisë në BE28 e cila nuk ka ndryshuar me atë të muajit prill, me 7 për qind ka mbrojtur shkallën më të ulët të papunësisë së regjistruar në BE28, pas shtatorit të vitit 2008.

Eurostat ka përllogaritur se gjatë muajit maj 17 milionë e 207 mijë persona kanë qenë të papunë në BE28 dhe 13 milionë e 656 mijë në EA19. Me këtë në krahasim me muajin e kaluar numri i të papunëve në BE është zvogëluar për 154 mijë, ndërsa në EA për 125 mijë.

Të dhënat tregojnë se shkalla e papunësisë në SHBA-të e cila në muajin prill ishte 3,9 për qind, në muajin maj ka rënë në 3,8 për qind.

– Bie papunësia në të gjitha vendet e BE-së

Në bazë të të dhënave, Republika e Çekisë ka shkallën me të ulët të papunësisë, me 2.3 për qind të regjistruar në maj, e ndjekur nga Gjermania me 3.4 për qind.

Shkalla më e lartë e papunësisë është regjistruar në Greqi me 20.1 për qind (të dhënat e muajit mars 2018), e ndjekur nga Spanja me 15.8 për qind. Në krahasim me një vit më parë, shkalla e papunësisë ka rënë në të gjitha shtetet e BE-së.

Shkalla e papunësisë tek të rinjtë, të atyre nën moshën 25 vjeçare, ka rënë si në BE28 ashtu edhe në EA19, thuhet në raport, i cili nënvizon se në maj të vitit 2018, shkalla e papunësisë tek të rinjtë ishte 15.1 për qind në BE28 dhe 16.8 për qind në Eurozonë.

Numri i të rinjve të papunë në BE është regjistruar 3 milionë e 377 mijë, ndërsa 2 milionë e 390 mijë prej tyre janë nga EA.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit