Shkarkimi, Prokurori Gina: Urdhri arbitrar, refuzoj ta zbatoj

Mos i humb

Prokurori Dritan Gina ka reaguar menjëherë pas shkarkimit të tij nga detyra si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit.

Dritan Gina e cilëson shkarkimin e tij si arbitrar dhe të nxitur nga qarqe të caktuara politike. Ndërsa thotë se refuzon ta zbatojë dhe do të vazhdojë të kryejë funksionet e tij.

“Në mënyrë arbitrare janë ndërprerë funksionet e mia si drejtues i Prokurorisë Elbasan. Kjo lëvizje antiligjore e nxitur dhe nga qarqe të caktuara politike. Ndërprerja e komandimit mund të bëhet vetëm nga KLP, i cili nuk është krijuar”, ka thënë në reagim prokurori Dritan Gina. Nuk mund ta braktisë detyrën në bazë të një urdhri të paligjshëm. Refuzoj të zbatoj këtë urdhër dhe do të vijojë të ushtrojë funksionet e mia”, thotë Gina./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit