Shkelje të shumta ligjore në Ministrinë e Arsimit

Mos i humb

Shkelje të shumta në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka evidentuar një raport i nxjerrë ditë më parë nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMSHCK).

Disa nga shkeljet e evidentuara në raportin me rekomandime për monitorimin e institucioneve publike, të cilin e ka siguruar gazeta, kanë të bëjnë me procedurat e rekrutimit dhe avancimit, organizimin e brendshëm, procedurat e ankesave, numrin e vogël të femrave dhe numrin e vogël të personave me aftësi të kufizuara që punojnë në MASHT.

Kolegji i KPMSHCK-së i ka konsideruar si shkelje edhe numrin e madh të pozitave me ushtrues detyre. Sipas raportit, në vitin 2017 ka pasur 23 pozita me ushtrues detyre në MASHT dhe disa prej tyre janë mbajtur me u.d. për më shumë se tre muaj.

Me këtë veprim thuhet se MASHT-I, shkruan koha ditore, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e nenit 30, paragrafi 4, të Ligjit për shërbimin civil, si dhe nenit 16, paragrafi 1, të Rregullores për procedurat e emërimit në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit