Shkodër/ Kapet shoferi i dehur që përplasi edhe një makinë tjetër

Mos i humb

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 45-vjeçar pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër.

Si rezultat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit