Shkon me dëmtime në kokë në spital, vdes 76-vjeçari në Shkoder

Mos i humb

SHKODER– Nje ngjarje e rende eshte regjistruar ne Shkoder ku nje 76-vjeçar ka vdekur në spital, pas orë pasi ishte dërguar me dëmtime në kokë.

Sipas dyshimeve të para të policisë, shtetasi Rr. C., 76 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës tij dhe për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 06.12.2021, rreth orës 04:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi Rr. C., 76 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, i cili ka patur dëmtime në kokë.

Ky shtetas dyshohet se është vetëhedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës tij dhe për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit