Shkon në mbi 46 milionë numri i të prekurve me COVID-19 në mbarë botën

Mos i humb

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 46 milionë.

Gjithsej 46.000.951 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 9.318.653 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India (8.137.119), Brazili (5.519.528), Rusia (1.618.116), Franca (1.331.984), Spanja (1.264.517), Argjentina (1.157.179), Kolumbia (1.063.151), Britania (989.745), Meksika (918.811) dhe Peruja (900.180).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,19 milionë njerëz, kurse mbi 33,2 milionë janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit