
Policia maqedonase ndaloi pasditen e së merkurës ish-Kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski dhe dy ish-anëtarë të qeverisë së Nikolla Gruevskit, nën dyshimin e përfshirjes se tyre në organizimin e ngjarjeve të dhunshme në parlament, prillin e vitit 2017.
Një prej dëshmitarëve në procesin gjyqesor, Aleksandar Vasilevski i njohur me nofkën “Ninxha” pat pohuar se kishte qene pikerisht Gruevski organizatori i ngjarjeve të dhunshme ne parlament. Sipas tij, planet dhe urdhërat merreshin nga selia e partisë VMRO-DPMNE.
Gjate gjyqit është lexuar një mesazh inkriminues telefonik i dërguar nga Nikolla Gruevski ish-Drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov si dhe një SMS e Veljanovskit ku thuhej: “Nëse duhet, edhe me mburojë të gjallë do ta pengojmë zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit”./Top Channel/


