Sholtes: Kosova e meriton lëvizjen pa viza, vendimtar votimi në Këshill

Mos i humb

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Igor Sholtes është shprehur i lumtur me vendimin e Komitetit LIBE ku u votua pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sholtes në rrjetin social twitter ka shkruar se votimi i sotëm është vetëm një hap përpara drejtë lëvizjes së lirë për Kosovën.

Ai është shprehur optimist se kosovarët do të lëvizin shumë shpejt lirshëm.

“Urime për qytetarët e Kosovës. Jam i kënaqur me vendimin e sotëm të LIBE që tregon qartë vullnetin politik për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt heqjes së vizave. Rezultati i sotëm është vetëm një hap përpara drejt lëvizjes së lirë. Ky është një nga parimet themelore të BE-së. Shpresoj që udhëtimi pa viza të bëhet shpejt realitet. Disa hapa të rëndësishëm janë përpara nesh. Mandati duhet të konfirmohet në Parlament dhe Këshill”, ka shkruar Sholtes.

Tutje ai ka vlerësuar se votimi vendimtar për Kosovën do të jetë në Këshillin e BE-së.

“Votimi venditmar do të jetë në Këshill. Është koha që qytetarët e Kosovës të gëzojnë të drejta të njëtja sit ë tjerët, dhe të lëvizin lirshëm”, ka shkruar tutje Sholtes.

Ndryshe Komiteti LIBE sot voti pro liberalizmit të vizave për Kosovën me 30 vota pro./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit