Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) me mbështetje të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe Ambasadës Zvicerane në Kosovë organizon diskutimin mbi temën “Reforma zgjedhore e papërfunduar: Çfarë më tutje?”.
Diskutimi do të organizohet në dy sesione. Sesioni i parë do të përqendrohet kryesisht në çështjet e identifikuara gjatë procesit zgjedhor të vitit të kaluar dhe mundësitë për përmirësim për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, sesioni i dytë do të vërë theksin tek partitë politike dhe pozicionin e tyre kundrejt reformës zgjedhore.
Shoqëria civile konsideron se tanimë është koha për fillimin e reformës zgjedhore, dhe njëkohësisht inkurajon konsensus politik si parakusht për përfundimin me sukses të procesit./Kosova Post/