Shpallja “non grata” e Vulinit nga Kroacia, Vuçiç: do përgjigjemi me masë reciproke

Mos i humb

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, reagoi ndaj shpalljes “non grata” të ministrit të mbrojtjes Vulin nga ana e autoriteteve kroate, duke thënë se Beogradi është i detyruar të merr masë reciproke.

“Vendimi kroat ishte i nxituar dhe nervoz. Serbia, si një vend sovran dhe i pavarur sigurisht do reagojë masë reciproke, vendim që do merret të enjten në mbledhjen e qeverisë”, tha Vuçiç, gjatë kremtimit të Ditës së Ushtrisë së Serbisë.

Vulinit i është ndaluar të hyjë në Kroaci pas deklaratës se për të vajtur në këtë vend – në Jasenovac, atje ku ka një memorial të rënësh serbë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ku pretendohet se janë vrarë nga nazistët në bashkëpunim me regjimin ustash kroat të asaj kohe, –  duhej të pyeste vetëm Vuçiçin. Mirëpo kjo ndodhi një ditë pas radikali Sheshel dogji flamurin kroat në parlamentin serb, gjatë vizitës së një delegacioni parlamentar kroat në Serbi.

Vuçiç e quajti Jasenovacin si një “turp për Gjermaninë naziste”, duke aluduar më pas dhe për kroatët bashkëpunëtore të tyre, me shprehjen: “disa, për fat të keq, sot nuk kanë turp”.

Për shkak regjimit ustash në Kroaci gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilët ishin kolaboracionistë, Kroacia dhe Serbia kanë një armiqësi gati historike mes tyre. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit