Shpend Ahmeti: 50 euro për ilaçe çdo të infektuar, 100 euro për çdo pensionist

Mos i humb

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se vendimi për dhurimin e 50 eurove të gjithë atyre që janë infektuar në këtë komunë, do të merret të mërkurën. Përjashtim do bëjnë pensionistët, të cilët do marrin 100 euro.

Ahmeti ka njoftuar edhe për shërbimet e tjera që do ua mundësojë Komuna e Prishtinës qytetarëve, përmes një postimi në Facebook.

Shkrimi i tij:

“- 12000 telefonata të infektuarve

– mbi 10000 pako ushqimore e higjienike

– lirim nga pagesa për HoReCa pëe 1 vit

– lirim të qerasë

– shtyerje të pagesave për leje

– lirim nga pagesat për çerdhe

– 300 teste në dite për Covid

– 50 euro për shpenzime sjëndetësore për çdo të infektuar, 100 për pensionistë

– 5 milion euro grante për biznese me qarkullim deri në 50,000 euro

– subvencione për artistë e sportistë”, janë shërbimet të cilat do të kryhen nga komuna, sipas Ahmetit.

I pari i Prishtinës ka bërë me dije se ndihma do iu ofrojnë edhe grupeve të tjera deri në fund të vitit.

Ai ka falënderuar edhe asambleistët e pavarur në Kuvendin Komunal të Prishtinës për shtyerjen përpara të këtij procesi, nëpërmjet votimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit