Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas miratimit të Ligjit për kryeqytetin.
Ahmeti përmes llogarisë së tij personale në ‘Facebook’ ka thënë se ky Ligj e bën Prishtinën si kryeqytet me status të veçantë e me kompetenca shtesë.
Sot, pas shumë viteve, Prishtina u bë me ligj. Edhe pse jo sipas të gjitha kërkesave tona, Ligji e bën qytetin tonë zyrtarisht Kryeqytet me status të veçantë e me kompetenca shtesë. Falenderoj të gjithë deputetët që e votuan ligjin. Urime Prishtinë!/Kosova Post/