Shpendi “shfajëson” vetën për kaosin në kryeqytet, “fajëson” qytetarët

Mos i humb

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me investimet dhe projektet e përfunduara në vitit 2018.

I pyetur nga Kosova Post për gjendjen jo të mirë të Prishtinës që janë problem i përditshëm i qytetarëve si papastërtia, ujërat e zeza, trafiku i ngjeshur, Shpendi nuk dha një premtim për zgjidhje të problemit pasi që sipas tij një gjë e tillë nuk do të mund të bëhet as në mandatin e tij e as në mandatet e ardhshëm.

Ai tha se jam i vetëdishëm dhe i pajtimit për këto probleme që janë në kryeqytet, mirëpo këtë kaos ai e arsyeton me buxhetin e vogël që ka kryeqyteti i Kosovës në krahasim siç tha ai me qytetet e tjera të Europës.

“Pajtohem plotësisht, por këto probleme nuk do të përfundojnë as në mandatin tim as në mandatete e dikujt tjetër sepse 2 miliard e gjysmë euro kanë hy  në ndërtim në komunën e Prishtinës prej vitit 1999 deri në vitin 2013 e që sipas parimeve do të duhej që çdo tri euro që shkojn në ndërtim, një euro shkon në infrastruktur. Me i pas paret e një qyteti shumë ma të madh do të mund të realizohej , kjo do të ishte shumë punë e lehtë . Unë nuk pajtohem që problemet çdo ditë e më shumë po rriten unë po them që çdo ditë e më pak sepse nuk është që po shtohen problemet por me rend po shkojm aty ku mundemi me zgjeru”, tha Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti nuk ‘fajson’ vetën për gjendjen në trafik e as për rrugët me gropa, konkretisht rrugën Muharrem Fejza Mati 1, për të cilën më tepër fajëson qytetarët “përfitues” sesa mospunën e qeverisjes komunale. Megjithatë ai ka kujtuar se në këtë pjesë problem i rrugës mund të zgjidhet vetëm me bashkëpunimin e qytetarëve apo edhe mund të realizohet projketi që rruga Muharrem Fejza të bëhet njëkahore dhe atëherë të bëhet shtrimi general i asfaltit. Ndërkohë edhe për gropat në rrugën e sipërpermndur vetëm pas dy vitesh të shtrimit të saj, kryetari Ahmeti shfajëson vetën duke theksuar se rruga është tejet e ngarkuar dhe nuk është riparuar plotësisht, prandaj edhe është dëmtuar.

“Rruga Muharrem Fejza nuk është shtru si rrugë e re, është bërë skanim i grupave të cilët për shkakë që ka pas shumë gropa na kemi vendos me e shtru një shtres asfalti në krejt rrugën. Kjo rrugë nuk do të rregullohet përderisa ne nuk e bëjmë zgjidhjen permanente që është rrugë 12 metershe , për këtë neve na nevoitet bashkëpunimi i qytetarëve me na i dhënë metrat tokë për ta shtru rrugën sepse është në përfaqësi dhe benefit të tyre . Në çoftëse mundohen me përfitu prej komunës edhe për metra katrorë edhe për rrugë që iu duhen atyre atëherë nuk mund ta bëjmë sepse ai qarkullim aq i madh në atë rrugë pa u shtru mirë nuk do të rregullohet.Tash jemi duke mendu me e bo rrugë një kahëshe me drejtorinë e sherbimeve publike meqenëse është lidhur rruga Enver Maloku që ta kemi në një anë qarkullimin që së paku trafikun e veturave ta përballojnë në mënyrë më të lehtë” u shpreh Ahmeti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit