Shpenzimet e shumta, kërkohet dorëheqja e Ministrit të Ekonomisë

Mos i humb

Skandali me shpenzime maramendëse të ministrit të ekonomise Kreshnik Bekteshi që ka bërë për vetëm gjashtë muaj sa është në detyrë duket se po shqetëson gjithë popullatën në vend pasiqë ai kryeson listën e kabinetit qeveritarë me më shumë shpenzime të bëra për udhëtimë zyrtare, restaurante etj, ndërkohë që disa nga ministrat e kabinetit qeveritarë kishin harxhuar shuma simbolike të cilat ka mundur edhe Bekteshi t’i harxhojë, shkruan Zhurnal.mk

Lajmi tashmë ka nisur të shpërndahet krahas mediave shqipe edhe në ato maqedonase ku në rrjetet sociale është rritur presioni për të dhënë dorëheqje pikërisht ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi i cili përfshihet në skandalin e harxhimeve pa nevojë për gjësende të ndryshme që nga marrja e detyrës si ministër.

Rrjetet sociale ‘vlojnë’ nga komentet e ndryshme se si me këto mjete financiare do të mund të ishin ndihmuar shumë familje apo persona të nevojë, në vend të luksit që e preferojnë shumë funksionarët e kabinetit qeveritarë.

Agjencia e lajmeve Zhurnal në vazhdim ju sjell disa nga komentet më interesante që janë bërë si formë kritike ndaj ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi e që cak e kanë pikërisht atë dhe veprimin që ka bërë duke harxhuar mijëra euro për luks të tij dhe kabinetit të tij, ndërkohë që vlenë të theksohet se kritikuesit më të mëdhenjë në rrjetet sociale ndaj harxhimeve të ministrit Bekteshi janë aktivist të afërt të LSDM-së e që kërkojnë dorëheqje të menjëhershme të tij.

“E tash mund të thuhet se një ministër do jep dorëheqje për arsye morale. A do jep dorëheqje ministri i ekonomisë për shkak se moralisht ka harxhuar 17 mijë euro para të popullit për kafe dhe luks? E dini, sipas një matematike ai për secilën ditë të punës për 19 muaj ka harxhuar nga 5 mijë denarë. Më falni që do dal pak nga tema por na duhen para për këtë e mes tyre edhe: 2 mijë euro për sytë e Mervin Islamit, 6.943 euro për Hristijan Panovskin që të ecë. Kështu do i kishin mbetur edhe 9 mijë euro të bëj qejf sepse edhe ministri ka shpirt apo? Turp!”, kështu ka shkruar në facebook një aktiviste Lisa Bauta Shaqiri.

Ndërkohë që një tjetër aktivist i afërt i LSDM-së Tito Belicanec duke shpërndarë kështu një link ku përshkruhen shpenzimet marramendëse të ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka bërë një koment të shkurtër por mjaft domethënës, ‘Dorëheqje menjëherë’ ka shkruar ai.

Ndryshe, Agjencia e lajmeve Zhurnal gjithashtu apelon deri tek kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti që pas kurthit të bërë nga ana e ministrit Bekteshi duke e thirur në kabinetin e tij drejtorin e Agjencisë së lajmeve Zhurnal duke i pregaditur kurth në të cilin protagonistë kanë qenë edhe kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari dhe një person tjetër (identiteti i të cilit dihet nga redaksia e Zhurnal), kërkon që lideri i BDI-së të kërkojë përgjegjësi nga vet ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi për të zbardhur arsyet dhe qëllimin e tij ndaj drejtorit të Agjencisë së lajmeve Zhurnal për të ‘heshtur’ të vërtetën e skandaleve që kishin përfshirë vet komunën e Kërçovës dhe kreun e saj.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit