Shpërndahet përbërja e 9-të e Kuvendit të Kroacisë

Mos i humb

Me shumicë votash të deputetëve sot është shpërndarë përbërja e 9-të e Kuvendit të Kroacisë.

Me propozim të qeverisë kroate dhe pas vendimit formal të kryetarit të Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviç, për shpërndarjen e Kuvendit votuan 105 deputetë, katër ishin të përmbajtur, ndërsa tetë kundër.

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, do të caktojë datën e zgjedhjeve parlamentare të cilat doemos duhet të mbahen në afat prej 30 deri në 60 ditë nga dita e shpërndarjes së Kuvendit.

Afati më i hershëm për shpalljen e zgjedhjeve është 21 qershor, ndërsa më i vonshëm 12 korrik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit