Shpërngulja e shqiptarëve në Republikën e Turqisë: 1922-1941

Mos i humb

Autor: Qerim Lita
Gjinia: Histori

Kosova dhe krahinat lindore shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia deri në vitin 1912,përbenin shumicën absolute të popullsisë së përgjithshme,ndërsa elementi sllav (serb, malazez, bullgar, maqedonas).Ishte një pakicë e parëndësishme, e që ishte infiltruar gjatë kohës së Perandorisë Osmane.

Diplomati dhe studiuesi i shquar shqiptar, Hamit Kokalari, në librin e tij “Kosova -djepi i shqiptarizmit”,
duke e përshkruar përbërjen etnike të këtyre krahinave shqiptare, veç tjerash vë në dukje se “elementët serbe e malazeze” në Kosovë “nuk përfaqësonin veçse 5% të popullsisë së përgjithshme”,ndërsa sipas tij, në veri të “distrikteve të Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës, Gostivarit e Kërçovës”, as para e as pas vitit 1912, nuk figuronte asnjë element “bullgaro-maqedonas”¹

Procesi i shpërnguljes së popullsisë shqiptare nga Kosova dhe trevave verilindore,përkatësisht Maqedonisë Veriore së sotme, filloi me shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike,rënien e Perandorisë Osmane dhe pushtimin e tokave shqiptare nga aleanca ortodokse ballkanike, përkatësisht asaj serbo-malazezo-bullgaro-greke.

Dokumentet e zbuluara kohëve të fundit hedhin dritë se brenda vitit 1912/13, ushtritë pushtuese të lartpërmendura, sidomos ajo serbe, dëbuan me dhunë mbi 120 000 shqiptarë të përkatësisë fetare islame, pjesa dërmuese e tyre u vendosën në Stamboll, Anadoll dhe në vise tjera të Turqisë.

MUND TA POROSISNI NË : www.islamshop.ch / www.fri.swiss/ ose ne numrin e telefonit :+41 79 469 50 36

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit