Shpërthehen depot e municioneve të Hezbollahut

Mos i humb

Shpërthimi – i kontrolluar i një depoje municionesh nëntokësore që i përkiste milicisë Hezbollah – nga trupat izraelite në Libanin jugor – shkaktoi sot një paralajmërim për tërmet në disa pjesë të mëdha të Izraelit verior, sipas raporteve të mediave.

“Instituti gjeologjik i Izraelit konfirmoi se shpërthimi i fuqishëm kishte shkaktuar mesazhe të gabuara paralajmëruese nga mbrojtja civile izraelite”, sipas një raporti të Ynet.

“Sistemi i paralajmërimit e identifikoi shpërthimin si një tërmet”, tha instituti.

Mediet izraelite raportuan se paralajmërimi kishte trembur shumë banorë të Izraelit verior – pas disa muajsh alarme raketore në rajon për shkak të sulmeve të Hezbollahut.

Raporte të ngjashme erdhën nga banorët që ende jetojnë në fshatrat libaneze pranë kufirit izraelit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit