Shpërthen bombola e gazit jashtë banesës në Tiranë, plagoset çifti i bashkëshortëve

Mos i humb

Një bombol gazi ka shpërthyer jashtë një banesë në Tiranë, ku për pasojë janë plagosur një çift bashkëshortësh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:11, në rrugën “Shefqet Kuka”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit me inicialet M.G., ka plasur një bombol gazi.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi M.G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit