Deri më tani nuk janë raportuar të lënduar, apo dëme materiale në malin Aso, që është një destinacion i njohur turistik.

Megjithatë, Shërbimi Meteorologjik Japonez ngriti nivelin e alarmit në nivelin tre nga pesë, duke këshilluar qytetarët të mos i afrohen malit.

Shërbimi Meteorologjik paralajmëroi se mund të ketë shkëmbinj dhe prurje ‘piroklastike’ brenda një rrezeje prej 1 km nga Krateri Nakadake.

Rënia e hirit vullkanik nga mali Aso, i cili arrin 1.592 metra, në prefekturën Kumamoto, pritet të vazhdojë deri pasdite, vuri në dukje shërbimi.

Në vitin 2019, pati gjithashtu një shpërthim të vogël vullkanik në malin Aso.

Në shtator 2014, një shpërthim vullkanik në malin Odake mori jetën e 63 njerëzve. Ishte tragjedia më vdekjeprurëse e shkaktuar nga një shpërthim vullkanik në Japoni në gati 90 vjet.