Shpërthim në Pakistan, të paktën 16 të vdekur

Mos i humb

Si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi sot herët në jugperëndim të Pakistanit, humbën jetën 16 persona ndërsa 30 të tjerë u plagosën.

“Shpërthimi ka ndodhur në Hazargunja, në periferi të Quetta-s, kryeqytetit të provincës Balochistan”, tha drejtori i policisë lokale Abdul Rezzak Cheema.

Besohet se objektiv i sulmit të ketë qenë komunitetit hazar. Cheema theksoi se në mesin e të plagosurve ishin 8 pjesëtarë të komunitetit hazar.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndërsa zyrtarët pakistanezë kanë frikë se numri i viktimave mund të rritet.

Hazarët, të cilët kanë ardhur nga veriu i Afganistanit, gjatë kohë janë objektiv i sulmeve vetëvrasëse me bomba të cilat i ka ndërmarrë grupi militant sektar-Lashkar Jhangvi.

Sipas pretendimeve të mediave lokale, Quetta një kohë të gjatë është përfshirë nga dhuna sektare e cila ka marrë 2.000 jetë njerëzish në 10 vitet e fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit