Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen ‘Kushtrim’ në Vlorë. Lënda plasëse ka shpërthyer në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit J.D. nga shpërthim nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë, paraprake: Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, konkretisht në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit J.D., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.