Shpresa për të rregulluar shoqërinë ,ndodhet tek gratë

Mos i humb

Nëse ka shpresë për triumfin e muslimanëve, lidhet drejtpërdrejt me kontributin e grave. Këto fjalë nuk i themi për t’ju bërë qejfin grave. Jo. Kushdo që studion historinë e umetit musliman, do të gjejë një rol dhe kontribut shumë të madh nga gratë.
Ne duhet të ndërgjegjësohemi mbi faktin se islami e ka nderuar dhe fisnikëruar gruan. Ne duhet t’a kemi parasysh faktin që:
• Personi i parë që ra në sexhde pas profetit Muhamed a.s ishte një grua.
• E para që besoi pas të dërguarit të Zotit ishte një grua.
• E para që filloi kryerjen e oblgimeve pas të dërguarit të Zotit ishte një
grua.
• E para që u përgëzua me xhenet nga umeti i profetit Muhamed a.s ishte një grua.
• Dëshmorja e parë në islam ishte një grua.
• Dëshmorja e parë nga sahabet që vdiq në kontinentin europian ishte një grua.
Kur Allahu sjell shembull dhe model për besimtarët në Kuran, nuk përmend emrin e asnjë burri, por të disa grave.
“Allahu ka dhënë si shembull për besimtarët gruan e Faraonit…. Edhe Merjemen, të bijën e Imranit.” (Tahrim, 11-12)
Shembull dhe model i mirë për të gjithë besimtarët në Kuranin famëlartë, nuk qenkan burrat, por gratë. Kjo, pasi gratë janë edhe nëna, edhe bashkëshorte, edukuese të fëmijëve dhe edukuese e brezave të ardhshëm. Nga barku i nënave; shpresohet të dalin burra si Salahudin Ejubi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit