Shpresat te bashkësia ndërkombëtare për zbardhjen e fatit të pagjeturve

Mos i humb

Ekipi negociator për dialog me Serbinë që nga themelimi po thotë se çështja e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, do të jetë një nga temat e para që do të diskutohet në këto bisedime.

E, këto deklarime kanë ngjallur shpresa më së shumti te familjarët të cilët ende nuk e dinë se ku i kanë trupat e më të dashurve të tyre.

Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, thotë se tash e sa vjet diskutohet për të njëjtën temë. Ai shpreh skepticizëm se një gjë e tillë do ndodhë brenda një afati të shkurtër.

“Unë si familjar jam optimist, mirë është që është në rendin e ditës dhe i kanë dhënë prioritet dhe është numër çështja e të pagjeturve sipas informatave, të cilat i kanë thënë kryeministri, kryeministri etj. Mirëpo, a pret familjari apo Bajrami se do kryhen ose do japë Serbia informatat e qarta? Unë besoj se jo shpejt, por do shkojnë edhe shumë e shumë vite”.

“Sa janë të gatshëm të tanët të bëjnë presin Bashkësinë Ndërkombëtare dhe sa dëshiron Bashkësia Ndërkombëtare të na ndihmojë, t’i jap ultimatum Serbisë, ajo është diçka tjetër, nuk po shoh të gatshëm as nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare as këta ndërkombëtarët, miqtë tanë që janë këtu, se do i tregon Serbisë se ku i kemi më të dashurit tonë”, tha Qerkini, për Ekonomia Online.

Ai thotë se Serbia e dinë se ku gjenden trupat e të zhdukurve për të cilët që nga lufta e fundit ende nuk dihet për fatin e tyre.

Sipas Qerkinit, Serbia dikur i pati mbushur kamionët me trupat e të vdekurve dhe i ka larguar rreth 600 kilometra nga Kosova.

“Të gjitha përvojat që i kemi pasë në takime gjithmonë kanë thënë se do bëhet, kur e them këtë, kam dhënë dokumentacion të veçantë edhe me skica edhe me emër e mbiemër se kush i ka marrë të gjallë, ku i kanë mbushë kamionët me trupa të të vdekurve dhe i kanë dërguar 600 kilometra nga këtu dhe prapë thonë se nuk e dimë ku i kemi lënë. Ka shumë premtime të mëdha, presim shumë prej Brukselit, këta mos të besojnë që Serbia del e u thotë se janë këtu e atje”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit