“Shqip e qartë, duhet godinë e re”! Rama “godet” me Altin Bashën

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka vijuar “betejën” virtuale me të gjithë ata që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ashtu si ditët e mëparshme, edhe sot kreu i qeverisë ka publikuar mesazhin e një tjetër artisti, që mendon se godina e teatrit duhet shembur për të ndërtuar një të ri.

Rama ka zgjedhur sot mesazhin e regjisorit Altin Basha, i cili shprehet se duhet një godinë e re, pasi sipas tij, ajo godinë nuk, ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore.

Mesazhi i Ramës:

Regjizori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese.

ALTIN BASHA:
Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët.

Ramaa
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit