Shqipëri : Janë regjistruar 119 raste të reja me covid-19 dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit.

Mos i humb

Situata e infektimeve nga Covid në vendin tonë vijon të mbetet serioze dhe në shifra të larta.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar këtë të hënë se gjatë 24 orëve të fundit,  në 501 testime të kryera kanë rezultuar 119 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, nga 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, nga 2 raste në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak, Vlorë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  1854

Durrës                 433

Shkodër             290

Fier                    150

Lezhë                   134

Korçë                   132

Vlorë                   127

Kukës                  107

Elbasan             101

Berat                    57

Gjirokastër          34

Dibër                   34

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3816 , që nga fillimi i epidemisë.

Fatkeqësisht në vend kanë humbur jetën 2 qytetarë, një 60 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 87 vjeçare nga Korça. Numri total i viktimave shkon në 230 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit