Shqipëri : Janë regjistruar 2 humbje jete nga covid-19 dhe 150 raste të reja në 24 orët e fundit .

Mos i humb

Shënohen 150 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Ndërkohë, 2 pacientë nuk kanë mundur që të fitojnë luftën me virusin.

Në total, nga institucionet shtetërore dhe privati janë kryer 809 testime.

Në spitalet Covid, aktualisht po trajtohen 189 pacientë, 5 në intubim dhe 16 në terapi intensive.

Testimet dhe rastet – Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin, ku në 24 orët e fundit janë kryer 809 testime dhe janë konfirmuar 150 të prekur me virusin SARSCOV2.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon: 66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.

Në spital – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Vdekje – Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Shërime – 55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton numrin 127 te Urgjencës Kombëtare nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (21 Shtator 2020)

Testime totale                    80539

Raste pozitive                    12535

Raste të shëruara     6995

Raste Aktive               5176

Humbje jete 364  (Qarku Tiranë 174, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      2550

Durrës     564

Shkodër   376

Lezhë        300

Elbasan    299

Korçë       245

Fier           236

Vlorë        191

Kukës        146

Berat         117

Dibër            76

Gjirokastër    76

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Rovena DajaInstituti i Shëndetit Publik

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Montag, 21. September 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit