Shqipëri, prezantohet projekti për mbështetjen e sipërmarrësve

Mos i humb

 

 

Ministria e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë ka prezantuar gjatë një aktiviteti projektin “IDEA – Skema e granteve në mbështetje të sipërmarrjes”, që synon mbështetjen ndaj sipërmarrjeve të reja.

I pranishëm në aktivitet, ministri i Financave dhe Ekonomisë i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, tha se projekti “IDEA” synon të mbështesë me grante sipërmarrësit e rinj.

“Sipas raportit të Institutit të Statistikave, 55.5 për qind e vlerës së eksporteve shqiptare janë realizuar nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Gjithashtu 81.3 për qind e të punësuarve janë të punësuar nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Një nga prioritetet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është hartimi i politikave për zhvillimin e ndërmarrjeve, rritja e kapaciteteve të tyre, si dhe promovimi i ideve inovative”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Ahmetaj theksoi se nëpërmjet projektit “IDEA” po realizohet një kontribut i rëndësishëm për zhvillimin e kapaciteteve tek të rinjtë dhe për të mundësuar vende të reja pune.

Projekti synon rritjen e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe rritjen e vetëpunësimit tek të rinjtë ndërmjet moshave 19-34 vjeç.

Gjithashtu synohet edhe sigurimi i financimit për fazat e para të biznesit për sipërmarrësit, si dhe ofrimi i mbështetjes për emigrantët e riatdhesuar në Shqipëri për t’u integruar në tregun e punës duke krijuar biznese të reja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit