Shqipëri-Zvicër, Memorandum Bashkëpunimi në fushën e turizmit

Mos i humb

Shqipëria dhe Zvicra nënshkruan dje në Zyrih një Memorandum Bashkëpunimi (MoU) në fushën e turizmit.
Marrëveshja për palën shqiptare u nënshkrua nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë (AKT), Zana Çela-Rama, ndërsa për palën zvicerane nga Federico Sommaruga, Drejtor i Tregjeve në Zhvillim dhe Projekteve Speciale në Turizmin Zviceran (ST)
I pranishëm gjatë firmosjes ishte Ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Ilir Gjoni dhe Pascal Prinz, Drejtor i Nismave Globale në Turizmin Zviceran (ST).
Sipas kësaj marrëveshje Shqipëria dhe Zvicra do të forcojnë dhe zhvillojnë bashkëpunimin në fushën e turizmit, duke përfshirë
– Asistencën në vendosjen e kontakteve me organizatat përkatëse, qasjet ndaj turizmit të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit në zonat malore dhe parqet kombëtare,
– Asistencën për zhvillimin dhe promovimin e produkteve për turistët shqiptarë dhe zviceranë në bashkëpunim me federatat lokale të agjencive të turizmit, përgjegjëse për mbështetjen e turizmit të jashtëm.
Dy vendet do të shkëmbejnë informacion mbi aktet ligjore që rregullojnë turizmin, statistikat mbi turizmin dhe përvojën e përmirësimit të cilësisë së shërbimeve turistike
Një pikë tjetër e rëndësishme e kësaj marrëveshje është dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve arsimore të angazhuara në trajnimin e personelit profesional në fushën e turizmit.
Gjithashtu, Shqipëria dhe Zvicra do të ndihmojnë njëra-tjetrën në organizimin e ekspozitave dhe forumeve të turizmit, si dhe të vizitave informative për përfaqësuesit e turizmit dhe medieve të të dy vendeve, me qëllim njohjen me infrastrukturën dhe produktet turistike
Gjatë vizitës, Sommarga shoqëroi delegacionin shqiptar në ambientet e Organizatës Kombëtare dhe Marketingut të Turizmit Zviceran.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit