Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë fond të ri nga Bashkimi Europian

Mos i humb

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos  tha sot se Bashkimi Evropian do të ofrojë 200 milionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi si pjesë e Planit të Rritjes.

“Në zbatimin e Planit të Rritjes gjithçka po ecën shumë mirë dhe në ditët në vijim do të disbursojmë afro 200 milionë euro për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Gjithashtu po sjellim rezultate konkrete përsa i përket integrimit gradual, pasi, siç e dini, javën e kaluar edhe Serbia iu bashkua Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në SEPA”, deklaroi Kos.

”Ndërkohë po përgatisim samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Podgoricë më 5 qershor, dhe pres një angazhim shumë të fortë nga të gjithë kandidatët e Ballkanit Perëndimor për të qëndruar të palëkundur në rrugën e tyre evropiane”, tha ndër të tjera Kos., në një komunikim me gazetarët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit