Shqipëria do të përfitojë rreth 1 miliard euro nga BE

Mos i humb

 

Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Republikën e Shqipërisë, Reinout Vos, tha sot se integrimi europian është një sfidë të gjithë shoqërisë. Ai shtoi se, mezi pret që parlamenti shqiptar të funksionojë si zemra e demokracisë.

Sipas Vos, plani i rritjes i BE-së është një mundësi e shkëlqyer financiare, që vjen në shkëmbim të reformave.

Ambasadori Vos këtë e theksoi në fjalën e tij, gjatë takimit rajonal me temë: “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi i tij në përshpejtimin e reformave të shtetit të së drejtës”. Takmi i zhvilluar në Tiranë, u organizua nga Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE), në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA).

“Integrimi europian është në proces i cili i takon të gjithë shoqërisë. Nuk është një proces që lidhet vetëm me qeverinë apo Brukselin, por me të gjithë shoqërinë. Është një proces që duhet ta kuptojë e gjithë shoqëria, ku përfshihet shoqëria civile, që duhet të luajë një rol kyç”, tha Vos.

“Mezi po pres që të kemi një parlament shqiptar, i cili funksionon si zemra e Demokracisë, që duhet të jetë në fakt dhe të shpresojmë që të ketë një ditë të mrekullueshme, duke patur parasysh këtë kontekst”, evidentoi Mos.

Ambasadori Vos, më pas theksoi edhe rëndësinë e planit të rritjes.

“Plani i rritjes është një mundësi e shkëlqyer për sa i takon anës financiare. Ato janë të parat që na vijnë në mendje, por duhet parë dhe ana tjetër e monedhës, pasi ka kushte, ka një axhendë reformash, sundimi i ligjit..etj, pasi të gjitha janë të lidhura ngushtë mes njëra- tjetrës. Janë vendime që duhen marrë për dhënien e fondeve, në shkëmbim të reformave të qarta. Në fakt mezi jemi duke pritur që Shqipëria t’i përmbushë reformat”, tha ambasadori Vos.

Ai tha se plani i rritjes është një model llogaridhënie. “Modeli është një lloj praktike europiane e thjeshtë, e cila është krijuar gjatë COVID-19. Kur patëm pandeminë vendet europiane kishin nevojë për një mbështetje nga Brukseli dhe u vendos që kjo mbështetje të ishte në formën e një “Plani të Rritjes”. Me qëllim që të lëvrohen para apo fonde, kjo bëhet në shkëmbim të masave dhe veprimeve që ndërmerren nga qeveria. Pra, është mënyra më normale që BE funksionon për të dhënë llogari mbi paratë që shpenzohen, llogari që u jepet taksapaguesve”, theksoi Vos.

“Kjo duhet të kuptohet edhe nga populli i gjerë. Do të mirëprisja praninë e rajonit këtu. Ka patur takime të nivelit të lartë që u zhvilluan këtu në Tiranë, që theksuan dimensionin rajonal të integrimit. Kjo është rruga drejt Europës dhe rruga që duhet të ndjekin të gjitha vendet e rajonit për t’u integruar. Duhet të mësojmë nga njëri-tjetri. Sfidat janë të gjitha të ngjashme”, përfundoi Vos.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit