Shqipëria e dyta në Europë për turizëm!

Mos i humb

Nuk ka dyshim se Shqipëria po bëhet një “parajsë” e turizmit në Europë. Ajo për një kohë të shkurtër ka ecur shumë përpara dhe tani më po prek zenitin e suksesit. Shqiptarët po rangohen në pesëshen e parë të turizmit në Europë. Në fillim të këtij muaji ka dalur edhe raporti i Agjencisë për turizm pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky Raport e ka radhitur Shqipërinë në vendin e dytë në Evropë në vitin 2018.

Vitit aktual do të mbyllet me një rekord pozitiv për Shqipërinë. Të dhënat e agjencisë përgjegjëse për turizmin të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNWTO) sinjalizojnë se, Shqipëria është vendi i dytë në Europë me rritjen më të shpejtë të turizmit gjatë këtij viti. Në vend të parë qëndron Turqia. Kështu, pavarësisht verës së vonuar dhe shirave që zunë një pjesë të madhe të stinës, turizmi në vendin tonë vlerësohet të jetë rritur me 19.8% deri në tremujorin e tretë të vitit.

Numri i vizitorëve në Turqi ndërkohë vlerësohet të jetë rritur me 22.4% gjatë së njëjtës periudhë kohore. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave flasin për një `bum` turistësh në vendin tonë gjatë këtij viti, sidomos gjatë muajve të verës, por edhe në prag të vjeshtës. Kështu, Shtatori regjistron një rritje me 45% të turistëve të huaj. Rritje të ndjeshme regjistrojnë vizitorët nga Italia, Polonia apo Gjermania.

Shqipëria është kthyer kështu në një ndër destinacionet më interesante të Europës, me një sërë mediash të huaja të specializuara në turizëm që i kanë kushtuar vëmendje të veçantë vendit tonë. Disa prej tyre, si `Lonely Planet`, apo edhe agjenci si `booking` apo `airbnb` e kanë përfshirë Shqipërinë në listën e 10 destinacioneve kryesore globale për vitin 2019. Të gjitha këto sinjalizojnë se performanca e mirë e këtij viti do të vazhdojë edhe përgjatë 2019-ës, pse jo, për të thyer edhe rekorde të reja./SCAN/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit