Shqipëria në fokus në Zyrih, Gonxhja: Prioritet tërheqja e kapitalit dhe talenteve

Mos i humb

Ministri Blendi Gonxhja ka marrë pjesë sot në 9 shtator në Safe Heaven Forum në Zyrih të Zvicrës.

Ministri Gonxhja njofton se në këtë forum u fol për perspektivat globale të realitetit ekonomik, investimet dhe masat ndaj risqeve, portofolet dhe identitetin digjital, ku edhe Shqipëria me politikat dhe avantazhet strategjike po riformëson qasjen konkurrente për tërheqjen e kapitaleve dhe talenteve.

“Një diskutim me rëndësi për pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion i sigurt, si një treg ambicioz për investime cilësore dhe zhvillim të qëndrueshëm”, shprehet ministri.

Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale shpjegon dhe se çfarë u diskutua në këtë panel ndërkombëtar.

Nga Zyrihu, një ditë intensive me shumë panele, në Safe Heaven Forum. U fol për perspektivat globale të realitetit ekonomik, investimet dhe masat ndaj rrisqeve, portofolet e identiteti digjital.

Edhe Shqipëria me politikat dhe avantazhet strategjike po riformëson qasjen e saj konkurrente për tërheqjen e kapitaleve dhe talenteve. Një diskutim me rëndësi për pozicionimin e Shqipërisë si destinacion i sigurt, si një treg ambicioz, por edhe për investime cilësore dhe për një zhvillim sa më të qëndrueshëm“, deklaroi ministri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit