Shqiptarë e serbë kundërshtojnë idenë e ndarjes së Kosovës!

Mos i humb

Ideja për ndarjen territoriale të Kosovës është e dëmshme, e rrezikshme dhe e patolerueshme.

Ky konkludim ka dalë nga debati publik me temën “Platforma e Kosovës për dialog – realiteti apo fundi i dialogut?’’, i organizuar të enjten nga Qendra Mediale në Çagllavicë.

Panelistë të këtij debati kanë qenë zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh bashkëkryesues i delegacionit për dialog me Serbinë, Fatmir Limaj, kryetari i Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq, si dhe analistë shqiptarë e serbë.

Fillimisht, Limaj ka deklaruar se qëndrimi i palës kosovare është i qartë rreth të ardhmes së dialogut. Ka thënë se në Bruksel, bazuar edhe në platformën që veç është miratuar në Kuvend, do të shkojnë me qëllim që Serbia ta njohë shtetësinë e Kosovës, shkruan Koha ditore.Kosova, sipas tij, është e pandashme dhe territori i saj është i pacenueshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit