Shqiptarët të parët në Ballkan për kërkesa azili në BE

Mos i humb

Shtetasit e Shqipërisë renditen të parët në Ballkan për sa i përket numrit të azilkërkuesve në Bashkimin Europian.

Eurostat ka publikuar të dhënat për azilkërkuesit më 2017-n dhe Shqipëria është në krye të vendeve europianë për sa i përket numrit të aplikuesve për azil.

Numri i azilkërkuesve për herë të parë nga Shqipëria në vitin 2017 ishte 22,075 persona, nga 29 mijë në vitin paraprak. Pavarësisht rënies së numrit nga vitet e mëparshëm, krahasuar me vendet e rajonit, ku edhe ekonomitë janë të ngjashme Shqipëria shënon rekord azilkërkuesish me një numër disa-fish më të lartë.

Nga të dhënat e Eurostat për numrin e aplikimeve sipas shtetit ku janë drejtuar azilkërkuesit shqiptarë, vendin e parë e mban Franca me 11,395 aplikime vetëm në 2017-n, apo 52 për qind e totalit të aplikimeve. Në vend të dytë është Gjermania me 3,775 aplikime, apo rreth 17 për qind e totalit.

Më pas renditen Greqia me 2,345, apo rreth 11 për qind e totalit të aplikimeve, Anglia me 1,690, Suedia me 685, Belgjika 670./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit