Shqiptarët transportojnë 1.5 ton hashash në Turqi, kapen nga policia

Mos i humb

TURQI– Një sasi prej 1.5 ton hashash është kapur në provincën e Muglas në Turqi, teksa janë arrestuar tre persona, të tre shqiptarë.

Sipas informacioneve mësohet se shqiptarët e kanë sjellë drogën me skaf, më pas e kanë nxjerrë në breg dhe e kanë fshehur në zonën pyjore.

Por si u kap sasia e drogës?

Sipas deklaratës së Guvernatorit të Izmirit, është nisur një hetim mbi informacionin se një sasi e madhe droge do të sillej nga Shqipëria në rrugë.

Në kuadër të hetimeve të kryera nga Kryeprokurorët Publikë të İzmirit dhe Torbalit, pas ndjekjes teknike dhe fizike nga ekipet e Degës Kundër Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar të Komandës së Xhandarmërisë së Provincës İzmir (KOM), u krye një operacion, nën koordinimin e komandës së xhandarmërisë së krahinës Muğla dhe komandës së rojës bregdetare.

Në këtë operacion u sekuestrua 1.5 ton hashash, si dhe 3 pistoleta.

Ndërkaq identitetet e shqiptarëve të arrestuar nuk dihen ende.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit