Shqiptari i vë zjarrin vetes para Parlamentit Evropian në Strasburg. Çfarë tha para aktit ekstrem

Mos i humb

Një burrë me origjinë shqiptare spërkati veten me benzinë dhe i vuri zjarrin përpara ndërtesës së Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës.

Sipas njoftimeve të mediave lokale, stafi i vëzhgimit dhe zjarrfikësit në detyrë në hyrje të institucionit të lartë evropian ndërhynë menjëherë duke shuar flakët. Pavarësisht kësaj, shqiptari pësoi djegie të rënda në fytyrë dhe duar.

Një ambulancë e mbërritur në vendngjarje mori personin e dëmtuar dhe e dërgoi me urgjencë në spitalin Hautepierre. Arsyet e gjestit nuk dihen për momentin. Incidenti ndodhi rreth orës 4 pasditen e sotme ndërsa po zhvillohej një demonstrim.

Disa nga njerëzit e pranishëm në protestë dolën nga rruga për të ndihmuar burrin. Sipas një dëshmitari nga vendi i ngjarjes, flakët e rrethuan trupin e tij për rreth dhjetë sekonda.

Mësohet se shqiptari ka bërtitur “padrejtësi” para se ndërmerrte aktin ekstrem.

Burri kishte me vete një valixhe që përmbante vetëm pasaportën dhe sendet e tij personale, por asnjë send të rrezikshëm. Mediat italiane shkruajnë se burri në moshën 39-vjeçare, me sa duket i ishte kërkuar të linte territorin francez.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit