Shqiptari në Malin e Zi, gjobitet pse vendosi flamurin kombëtar në çati

Mos i humb

Për shkak se për festën e Ditës së Flamurit  Emin Beqaj nga Tuzi i Malit të Zi  kishte vendosur flamurin shqiptar në shtëpinë e vet, ai për këtë veprim nga autoritetet malazeze është dënuar me gjobë 230 euro.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari  Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj përmes një postimi në Facebook.

Ndyshe, Gjeloshaj ka shkruar se këtë gjobë të bashkvendasit të tij do ta paguajë subjekti që ai drejton.

Për më tepër, Gjeloshaj thërret për angazhimin e subjekteve poltike shqiptare në Malin e Zi që të bëjnë presion për miratimin e Ligjit për Rendin, për të shpëtuar kështu diskriminimit të shqiptarëve.

Më poshtë postimi i plotë i z. Gjeloshaj:

Të nderuar miq,

Siç e dini, unë disa herë kam shprehur publikisht pakënaqësinë time, në lidhje me mosaprovimin e ligjit për rend publik, me të cilin do të lejohej përdorimi i lirë i flamurit kombëtar. Alternativa Shqiptare në bashkëpunim me subjektet tjera nacionale do të punojë pa ndalur që ligji në fjalë të aprovohet në Parlament sa më parë!

Ne kemi kritikuar ashpër dënimin e shqiptarëve në Tuz dhe Ulqin nga policia e shtetit disa kohë më parë!

Përveç kësaj, unë kam pohuar publikisht që çdo shqiptar që dëhotet për flamur, gjobën në tërësi do t’a paguaj Alternativa Shqiptare!

E përsërisim edhe me këtë rast se nuk mund të na e ndalin përdorimin e simbolit tonë dhe që nuk mund të na dënojnë, sa jemi në gjendje të paguajmë!

P.s po ndajmë me Ju mandat pagesën e gjobës për bashkëvendasin tonë Emin Beqaj!

Sinqerisht,

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit