Shtëpia e Bardhë: Biden dhe Xi të hënën do të kenë një takim online

Mos i humb

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping do të diskutojnë të gjitha aspektet e marrëdhënieve midis dy vendeve gjatë një takimi online, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki njoftoi se takimi online midis Biden dhe Xi do të mbahet të hënën, më 15 nëntor.

Duke theksuar se Biden dhe Xi do të diskutojnë elementet e konkurrencës midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, Psaki vuri në dukje se gjatë takimit do të vlerësohen fushat e mundshme të bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Presidenti Biden do të shprehë hapur synimet dhe prioritetet e Shteteve të Bashkuara dhe shqetësimet tona për Kinën”, tha Psaki.

Tensionet midis SHBA-së dhe Kinës u përshkallëzuan për shkak të zhvillimeve të fundit në Tajvan, diskutimeve lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut në rajonin autonom të Ujgurëve Xinjiang dhe në Hong Kong, si dhe çështjet rreth tregtisë ndërkombëtare.

Takimi Biden-Xi nuk u mbajt sepse presidenti kinez nuk mori pjesë në samitin e klimës të mbajtur në Glasgow të Skocisë, në fillim të këtij muaji.

Shtëpia e Bardhë ka thënë prej muajsh se dy liderët do të takohen online para vitit 2022, por nuk kishte dhënë detaje për kohën e takimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit