Shtëpia e Bardhë bllokon Faucin nga dëshmimi në Kongres

Mos i humb

Komiteti i Ndarjeve Buxhetore i Dhomës së Përfaqësuesve kërkoi nga Drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive, Fauci, të paraqitej në një seancë dëgjimore mbi trajtimin e pandemisë së koronavirusit të presidentit Donald Trump.

“Ne kemi qenë të informuar nga një zyrtar i administratës se Shtëpia e Bardhë ka bllokuar Dr. Faucin nga dëshmimi”, tha zëdhënësi Evan Hollander në një deklaratë.

Fauci është anëtar kryesor i task-forcës së koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë. Disa herë, ai ka kundërshtuar komentet e presidentit Trump në konferencat për media të task-frocës.

Më vonë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, tha se është “kundërproduktive” që Fauci të paraqitet në seancë.

“Ndërsa Administrata Trump vazhdon reagimin e saj të plotë qeveritar kundër COVID-19, duke përfshirë rihapjen e sigurt të Amerikës dhe përshpejtimin e zhvillimit të vaksinave, është kundërproduktive që individët e përfshirë në ato përpjekje të shfaqen në seancat e Kongresit”, tha Deere.

“Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me Kongresin për të ofruar dëshmi në kohën e duhur”, shtoi ai.

Seanca dëgjimore u caktua nga kongresmenja demokrate Rosa DeLaura.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit