Shtetasja saudite Rahaf al-Qunun fiton statusin e refugjates së OKB-së

Mos i humb

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) i ka dhënë statusin e refugjatit të ligjshëm, shtetases saudite të ndaluar në aeroportin e Bangkokut në Tajlandë me kërkesë të autoriteteve të Arabisë Saudite pasi kishte ikur nga dhuna familjare.

UNHCR e ka dërguar rastin e saj në adresë të autoriteteve australiane, me shpresë se ky vend do ta pranojë shtetasen saudite.

Kështu, 18 vjeçarja Rahaf Mohammed al-Qunun, kishte refuzuar të hipte në avionin në fluturimin Bangkok- Kuvajt, për çka të hënën u barrikadua në një dhomë të hotelit në aeroport.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) e ka dërguar rastin e saj në adresë të autoriteteve australiane, me shpresë se ky vend do ta pranojë shtetasen saudite.

Ndërkohë është prononcuar edhe Departamenti për Punë të Brendshme të Australisë, duke thënë se çështja do të shqyrtohet në mënyrë të zakonshme.

“Qeveria nuk do të komentojë më shumë mbi këtë çështje”, thuhet në një kumtesë të shkurtër.

Megjithatë, ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hunt, ka lënë të kuptohet se është i mundur pranimi i azilit.

Në një deklaratë për televizionin australian ABC, ai tha se “nëse ajo tashmë është shpallur refugjate, atëherë ne do të konsiderojmë shumë seriozisht dhënien e një vize humanitare”.

Statusi i refugjatit jepet nga qeveria e shtetit ku qytetari kërkon azil, megjithatë UNHCR mund të japë këtë status nëse shtetet nuk e bëjnë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit