Shtetet islame do të kërkojnë njohjen e Kudsit Lindor si kryeqytet të Palestinës

Mos i humb

Në raportin e Samitit të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), i cili po mbahet në Stamboll, pritet që t’i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar për njohjen e Kudsit Lindor si kryeqytet të Palestinës, i cili ndodhet nën pushtim.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e niveleve të larta, propozimi i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan të cilin e deklaroi gjatë fjalimit të tij në Samit që “t’i bëhet thirrje gjithë botës për njohjen e Kudsit Lindor si kryeqytet të Palestinës nën pushtim” do të reflektojë në raportin e rezultateve të Samitit.

Shtetet islame, duke i konfirmuar vendimet për Kudsin Lindor, në raport do të kërkojnë nga komuniteti ndërkombëtar që t’i përgjigjen pozitivisht kësaj thirrjeje./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit