Shtyhet gjyqi në Apel, zbardhen dy arsyet pse dështoi seanca sot

Mos i humb

Është shtyrë për në datën 24 qershor gjyqi për cështen “CEZ” në Gjykatën e Apelit. 

Ka qenë kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ai që ka kërkuar largimin e gjyqtares Fatmira Hajdari nga trupa gjykuese e çështjes së privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSHEE). Në një letër dërguar Kuvendit, Zoti Balla arsyeton se Zonja Hajdari ka miqësi të afërt me personat e përfshirë në gjykim (djali i ish-kryeministrit Berisha), ndaj duhet të largohet.

Më 7 shkurt, Kuvendi apeloi vendimin e 24 janarit të Gjykatës së Tiranës, për mbylljen e çështjes për privatizimin e OSSHEE-së tek kompania çeke CEZ.

Më 27 dhjetor 2019, kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i kërkoi Gjykatës së Tiranës shpallje të moskompetencës për gjykimin e çështjes dhe kalimin e saj SPAK-ut. Por, kërkesa nuk u pranua dhe Gjykata e Tiranës mbylli çështjen me arsyetimin se nuk u gjetën “elementë të veprës penale”.

Sipas socialistëve privatizimi i OSSHE shkaktoi 400 milione euro dëm shtetit shqiptar. Për këtë arsye, në vitin 2016, Kuvendi ngriti komision hetimor për këtë çeshtje.
Kontrata me kompaninë çeke u prish nga qeveria Rama në vitin 2014, e cila ra dakord të mos shkonte në arbitrazh por t’i paguante CEZ-it rreth 100 milionë euro dëmshpërblim. Opozita e akuzoi Kryeministrin se i kishte falur kompanisë borxhet që ajo ishte zotuar të shlyente duke sjellë një dëm prej rreth 650 milionë eurosh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit