Shtyhet takimi i opozitës siriane në Rijad

Mos i humb

Takimi i opozitës siriane i cili planifikohej të fillojë nesër në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad, është shtyrë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale thuhet se takimi i opozitës siriane, i cili planifikohej të mbahej më 22-24 nëntor në Rijad, është shtyrë për një datë tjetër.

Pretendohet se takimi nuk do të mbahet si rezultat i kontesteve mes opozitarëve dhe të dorëheqjes së disa liderëve opozitarë, duke filluar nga koordinatori i përgjithshëm i Komitetit të Lartë të Negociatave.

Më tej thuhet se disa nga opozitarët kanë arritur në Rijad dhe kanë diskutuar mbi çështjet kontestuale, por që takimi me pjesëmarrje të gjerë do të mbahet pas eliminimit të problemeve në mes të opozitarëve.

Autoritetet e Arabisë Saudite ende nuk dhanë ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me çështjen, ndërkaq thuhet se në qoftë se problemet eliminohen takimi mund të realizohet gjatë javës së ardhshme.

Qeveria e Arabisë Saudite, javën e kaluar njoftoi se në Rijad mes datave 22-24 nëntor do të organizohet një takim i opozitarëve sirianë me një pjesëmarrje të gjerë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit