Shtyhet votimi në KS-OKB për “armëpushimin humanitar” në Siri

Mos i humb

Për shkak të mos arritjes së dakordimit në bisedimet e kryera për miratimin e projektrezolutës së Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për Sirinë, është shtyrë përsëri votimi.

Është shtyrë disa herë votimi i projektrezolutës që kërkon “armëpushim humanitar” njëmujor në Siri, përgatitur nga Suedia dhe Kuvajti që ka presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Mansour Al-Otaibi, përfaqësuesi i përhershëm i Kuvajtit në OKB në një deklaratë për gazetarët tha se “deri tani nuk është arritur ndonjë dakordim” dhe se vazhdojnë bisedimet, ku dhe kanë planifikuar që ta propozojnë për votim sot.

Ndërsa përfaqësuesja e përhershme e SHBA-ve në OKB, Niki Haley, në një deklaratë në llogarinë e saj Twiter duke akuzuar Rusinë për vonimin e votimit është shprehur se “Edhe sa njerëz duhet të vdesin derisa Këshilli i Sigurisë të dakordohet? Populli i Sirisë nuk mund të presë”.

Projektrezoluta bën thirrje për një armëpushim humanitar njëmujor për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri dhe veçanërisht evakuimin mjekësor të 700 personave në Gutën Lindore nën rrethimin e regjimit.

Gjithashtu në projektrezolutën ku vihet theksi se armëpushimi humanitar përfshin të gjithë vendin, kërkohet heqja e rrethimit për 4 rajone kryesisht për Gutën Lindore, ku situata humanitare është “alarmante” si dhe ndalimi i të gjithë operacioneve ushtarake.

Nuk dihet ende se çfarë qëndrimi do të mbajë Rusia e cila ka deklaruar se për shkak se “nuk është arritur një dakordim” nuk do ta mbështesë projektrezolutën në këtë situatë dhe se do të propozojë disa ndryshime.

Për pranimin e një projektrezolute në KS-OKB, është e nevojshme që të paktën 9 nga 15 anëtarët duhet të votojnë në favor të projektrezolutës dhe asnjë nga anëtarët e përhershëm Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania dhe Franca të mos përdorin veton.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit