‘’Shumë afër mbarimit’’, Rama inspekton lagjen e re të Rindërtimit në Fushë-Krujë, Ahmetaj: 50 banesa me çelësa në dorë deri në fund të vitit

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar lagjen e re të Rindërtimit në Fushë-Krujë. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj e ka garantuar se projekti është shumë afër mbarimit.

Ai thekson se deri në fund të vitit janë dorëzuar 50 banesa me çelësa në dorë ndërkohë që kryebashkiaku i Krujës po përzgjedh familjet prioritare.

Ahmetaj shtoi se gjithë zona do të dorëzohet brenda afateve të kontratës.

”Jemi në Fushë-Krujë. Në kompleksin e rindërtimit. Ku ka një kombinim me 128 banesa individuale, siç e shikoni nga inspektimi juaj i fundit puna ka ecur me ritme shumë të shpejta. Kemi dhe 100 banesat kolektive.
Jemi shumë afër mbarimit pra këtu është çështje deri në fund të këtij viti, 50 banesa të dorëzuara me çelësa në dorë, dhe brenda afateve të kontratët do dorëzohet e gjithë zona.

E kemi thënë disa herë, por tani duket dhe preket që kjo do jetë një nga zonat më të bukura të Rindërtimit. Kryetari ka filluar me përzgjedhjen e familjeve prioritare që do banojnë këtu.

Kombinimi i punës shumë të kujdesshme me infrastrukturën. Do ta bëjë shembull.”- tha Ahmetaj.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F375091103798665%2F&show_text=false&width=560
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit