SI BËHET RESPEKTIMI I PRINDËRVE?

Mos i humb

Respektimi i prindërve bëhet me bamirësi, qoftë me fjalë dhe me vepra:

Bamirësia me fjalë shfaqet duke i shprehur fjalët me butësi dhe dashuri, si dhe duke iu shmangur fjalëve të vrazhda dhe ngritjes së zërit.

Prindërve obligohemi t’u bindemi në gjërat që janë të dobishme për ta, duke i vepruar apo duke i braktisur ato, përderisa nuk janë ndonjë gjynah dhe në to nuk ka dëm për fëmijën.

Prindërit duhet t’i thërrasim me shprehjet më të dashura për ta e mos t’i thërrasim me emra, por u themi: Babushi im! Nëna ime! O baba! O babai im!

Nga respekti është t’ua puthim duart dhe kokën.

Nga respekti është të shpenzojmë për ta, t’u përgjigjemi kërkesave dhe nevojave të tyre.

Nga respekti është t’ua mësojmë gjërat e nevojshme për ta, nga gjërat e fesë apo dynjasë.

Nga respekti është të fusim gëzim në zemrat e tyre.

Nga respekti është të marrim leje prej tyre, nëse planifikojmë të udhëtojmë.

Dr. Muhamed el Munexhidi

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit