Si do të jetë gjendja e të vdekurve në Ditën e Kijametit?

Mos i humb

Pyetja:

Si do të jetë gjendja e të vdekurve në Ditën e Kiametit gjatë shkatërrimit të kësaj bote? A
do të jenë pjesëmarrës ose a do të kete ndonjë ndikim dita e shkatërrimit tek ata, po
mendoj shkatërrimi total i kësaj bote. Selamu alejkum!
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij
Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi te gjithë ata që ndjekin rrugën e tij
deri në Ditën e Gjykimit.

Me vdekjen e njeriut ndërpritet çdo lidhje e tij me jetën e kësaj bote, përveç gjërave te
cilat i përjashton Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi te. Transmetohet nga Ebu
Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin
mbi të, ka thënë: “Kur njeriu vdes, i ndërpriten veprat, përveç tri sosh: sadakaja
rrjedhese, dituria nga e cila kans dobi të tjerët dhe fëmija i mire që lutet për të.” Shënon
Muslimi.

Prandaj njeriu me vdekjen e tij kalon në një fazë që quhet jeta e berzahut, e cila eshtë e
veçantë dhe kjo është faza në të cilën pret ringjalljen. Duke pasur parasysh ketë, te
vdekurit nuk do të jenë pjesëmarrës në atë që do të ndodhë me këtë botë, gjegjësisht
gjatë shkatërrimit të kësaj bote.

Momenti të cilin do të fillojnë ta ndiejnë të vdekurit është kur i fryhet Surit, që ata të
ringjallen. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej
varrezave paraqiten te Zoti i tyre. E thonë: “Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim
të shtrirë në varre?” E, kjo është ajo që premtoi Zoti dhe vërtetuan të Dërguarit.” (Jasin,
51-52}

Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit