Si Erdogan dikur: Izraeli dënon palestinezen me pesë muaj burg për tre vargje

Mos i humb

Dareen Tatour akuzohet për përdorimin e këngës së tij me fotografi të palestinezëve në konflikt me ushtarët izraelitë.

Poetja palestineze Dareen Tatour u dënua me pesë muaj burg për tekstet e saj të postuara në Facebook.

Të martën, Tatour, 36 vjeçare, u dënua në një gjykatë në rrethin e Nazaretit, pasi kishte qëndruar për gati tre vjet në kushte paraburgimi në shtëpi.

Ajo është akuzuar për “nxitje online për terrorizmin”, pasi vargjet e saj janë përdorur si himn në përplasjet e palestinezëve me ushtarët izraelitë.

Akuza ndaj saj përfshin vargjet:

“Unë nuk do të përkulem për një zgjidhje paqësore

 Asnjëherë mos i ulni flamujt tuaj

 Derisa t’i dëbojmë ata nga vendi ynë”.

“Gjykimi im do zbulojë të vërtetën. E gjithë bota do të dëgjojnë historinë time. E gjithë bota do ta mësojë se çfarë në të vërtetë është demokracinë izraelite. Demokracia vetëm për hebrenjtë, ndërsa arabët janë duke shkuar në burg”, tha Tatour për të përditshmen izraelite Haaretz.

Kujtojmë se ngjashëm është dënuar dhe ai që udhëheq Turqinë prej afro 16 vitesh, Rexhep Tajjip Erdogan. Ca vargjet e tij aty nga fundi i viteve ’90, bënë që të përfundojë dy vjet në burg. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit